• E mërkurë / Jul-09 19:01
  • Kontakt

''FRR'' realizon aktivitetin ''Ecim për shëndetin e fëmijëve'' (Video)

Departamenti i femrave pranë FRR-së dhuron paisje shëndetësore për fëmijët e çerdhes ‘’8 Marsi’’ në Rahovicë...

‘’Ecim për shëndetin e fëmijëve’’ kjo ishte motoja aktivitetit të departamentit të femrave në kuadër të ''FRR-së''. 

Departamenti i femrave pranë ‘’Forumit Rinor Rahovica’’ kanë realizuar projektin e tyre të radhës me moton  “Ecim për shëndetin e fëmijëve” për të promovuar  shëndetin e fëmijëve duke ecur dhe duke dhuruar paisje mjekësore në formë donacioni në entin parashkollor ‘’8 Marsi’’ paralelalja e ndarë në Rahovicë, rtvaldi.com 

Kjo nismë është inicuar nga dr. Hamide Veliu Mehmeti si anëtare e departamentit të femrave pranë ‘’FRR’’-së duke menduar si departament se mungon një zë, zëri i vetë fëmijës, diturinë, pritjet qëndrimet dhe aftësitë e së cilëve duhet marrë në konsiderim.

Dr.Veliu këtë paisje ja dhuroi drejtoreshës Senavere Shaqiri dhe i tregoi se për çfarë shërben dhe si përdoret.

Dr.Veliu për TV tonë tha se të gjitha këto kanë vlerë kur fëmijët kanë shëndet, të ecim me qëllimin e mirë për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve në Rahovicë.

Senavere Shaqiri drejtoreshë e entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë shprehu falenderim dhe përgëzoi  iniciativën si të qëlluar dhe të nevojshme, rtvaldi.com 

Përfaqësueset e ‘’Forumit Rinor Rahovica’’ gjegjësisht departamentit të femrave vazhduan pastaj në këmbë së bashku të ecin deri te ambulanta e Rahovicës për të dhuruar një tjetër paisje mjekësore përkatësisht një inhalator për fëmijët në këtë institucion shëndetësorë.