• E mërkurë / Jul-09 16:38
  • Kontakt

Taksa destabilizon rajonin dhe përshkallëzon konfliktin

Taksa destabilizon rajonin dhe përshkallëzon konfliktin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me komisarin evropian për Fqinjësi të mirë e Zgjerim, Johannes Hahn, rreth taksës së vënë nga Kosova për prodhimet Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës.

Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme të bisedojë me Kosovën pasi që Prishtina ta heqë taksën.

Siç ka kumtuar Presidenca serbe, përcjell FoNet, Vuçiqi ka tërhequr vërejtjen për pasojat e mundshme nga rritja e taksës ndaj prodhimeve duke thënë kjo e shkel edhe më shumë marrëveshjen e CEFTA-s, transmeton Koha.net. Sipas kumtesës Vuçiq ka shtuar se kjo masë shpie drejt destabilizimit të plotë të rajonit dhe mund të shpie te përshkallëzimi i konfliktit.

Ai ka shtuar se Serbia është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Kosovën pasi që të tërhiqet taksa.

“Serbia nuk do të zbatojë kurrfarë kundërmasash”, ka thënë Vuçiq.

Johannes Hahn ka deklaruar se kriza duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe se për këtë ekziston përkrahja e BE-së.