Veseli takon studentët me nevoja të veçanta

3 dhjetori është edhe Dita Ndërkombëtare e Personave me nevoja të veçanta.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli është takuar me një grup studentësh me nevoja të veçanta.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shoqëria jonë mund të mburret me zhvillimin e saj vetëm atëherë kur tregon kujdes dhe trajtim të barabartë për këtë persona.

Ai po ashtu ka shkruar se e tashmja dhe e ardhmja e vendit është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe vetëm puna e përbashkët e zhvillon edhe më shumë atë.

“Shoqëria jonë nuk mund të mburret me zhvillimin e saj nëse personave me nevoja të veçanta nuk ua ka dhënë kujdesin e duhur dhe trajtimin e barabartë. Sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, me studentë nga kjo kategori diskutuam për sfidat dhe nevojat që ata kanë. E tashmja dhe e ardhmja e vendit është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe vetëm puna e përbashkët e zhvillon edhe më shumë atë. Këtu, po e ndaj me ju, një letër që mora sot nga njëri prej këtyre studentëve”, ka shkruar Veseli.