Fondi Humanitar i mërgimtarëve Bukuroca pranë bashkëvendasëve
Fondi Humanitar " BUKUROCA "në takimin e fundit të rregullt me 02.12.2018 i mbajtur në Rebstein te St Gallen, ku në prani te kryesisë dhe së bashku me anëtarët e fondit diskutuam shumë kërkesa dhe ato te cilat u vlerësuan si më të rëndësishme u aprovuan. Disa nga kërkesat që kaluan janë:
1.Ndihmesa e 3 familjarëve me nevojë duke i paisur me dru për dimrin e këtij viti 2018 .
2.Ndihmesa e një familje me material ndërtimor.
3.Projekti i iftarit tradicional për vitin 2019, do të vazhdon, kësaj here donatorët janë vëllezërit Ramadani.
4.Aprovimi kërkeses së stadiumit të fshatit Bukuroc, rrethimin e stadiumit i
Interesi i përgjithshëm i yni është që Fondi të ec me hapa të sigurt në interes të fshatit tonë, të realizojmë projekte të cilat janë të nevojshme për banorët e fsh.Bukurocë dhe të i dalim në ndihme familjeve me nevojë.
Faleminderit të gjithë atyre mërgimtarëve që kontribuan dhe na e mundësuan që ne si Fond të i realizojmë këto projekte. Puna jonë dhe angazhimi për vendlindje do vazhdojë gjithëmon, edhe pse jemi larg me kilometra dashuria për vendlindje çdo herë gjindet në zemrat tona.
Me shumë respekt;
Kryesia e Fondit Humanitar Bukuroca
Rebstein /St Gallen