• E mërkurë / Jul-09 19:06
  • Kontakt

Letra të cilën Bush ia kishte shkruar Millosheviqit për Kosovën

Letra të cilën Bush ia kishte shkruar Millosheviqit për Kosovën

Në vitin 1992 kur në Ballkan patën nisur luftëra, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W Bush i cili vdiq sot, i pat shkruar një letër , Sllobodan Millosheviqit, ku e paralajmëronte atë se në rast shkaktohet konflikt në Kosovë nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi.

Ish- presidenti George H. W Bush ish ndër të parët i cili doli në mbështetje të Kosovës dhe kundër politikave agresive të Millosheviqit. George H. W Bush, i njohur si Bushi i vjetër vdiq sot në moshën 94 vjeç.

Ai kishte qenë presidenti i 41- të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989- 1993, teksa më parë kishte shërbyer në dy mandatë si zëvendës president i Ronald Regan