Kryetari në dorëheqje i Zubin Potokut: Kam arritur të shuaj institucionet e Kosovës në Komunë

Kryetari në dorëheqje i Zubin Potokut: Kam arritur të shuaj institucionet e Kosovës në Komunë

Anëtari i kryesisë së Listës Srspska, Stefan Vuloviq, ka thënë se në pesë vjetët e fundit si kryetari i i Komunës së Zubin Potokut, ka arritur t’i shuaj funksionimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vulovic i ka bërë në një intervistë për ‘politiko.rs’

“Zubin Potoku është një terren serb’, ka thënë Vuloviq, i cili para pak ditësh ka dhënë dorëheqje së bashku me tre kryetarët tjerë të komunave veriore të Republikës së Kosovës.

Këto dorëheqje kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Përveç dorëheqjeve janë organizuar edhe protesta për disa ditë me radhë.

E për këtë çështje kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me një delegacion prej 30 personave, kanë qëndruar në Beograd për një takim me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Pas takimit në një konferencë për media, Rakiq kishte treguar se Vucic i kishte porositur që të vazhdojnë protestat në mënyrë paqësore pavarësisht veprimeve që ndërmerren nga Kosova.

E kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.