• E mërkurë / May-08 04:04
  • Kontakt

Bushi i vjetër kujtohet edhe nga politikanët në Shqipëri

Bushi i vjetër kujtohet edhe nga politikanët në Shqipëri

Vdekja e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush është kujtuar edhe në Shqipëri.

“Ai ishte një mik i madh dhe i shtrenjtë i shqiptarëve”, shprehet në një postim në rrjetet sociale Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të SHBA, George H.W. Bush. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. RIP”, shkruan më tej presidenti Meta.

Një lajm i hidhur është cilësuar më tej nga kryeopozitari, Lulzim Basha.

“Përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish-presidentit të SHBA, George HW Bush. Mendimet e lutjet e mia janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”, shton kryedemokrati Basha.