Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë ndarë mjete pa kthim për bizneset e vogla dhe të mesme për këto tri komuna.
Kjo ceremoni u bë sot në ambientet e fakultetit të ekonomisë, ku të pranishëm ishin kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviç, kryetari i parlamentit te Odës Ekonomike dhe njëherit zv. kryetar i Odës Ekonomike Sllagjan Disiç, Armend Aliu zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës, Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit dhe zëvendëskryetari i Komunës së Medvegjës
Përveç udhëheqësve të pushteteve lokale të pranishëm ishin edhe përfituesit e këtyre subvencioneve ku gjithsej janë 16 përfitues të këtyre mjeteve, 7 nga Presheva, 8 nga Bujanoci dhe 1 nga Medvegja. Të gjithë këta përfitues të mjeteve janë kompani prodhuese.
Armend Aliu zv.kryetar i komunës së Preshevës për Rtv Aldi tha se jemi të kënaqur si pushtet lokal me ndarjen e këtyre mjeteve ku është një ndihmesë për këto kompani private që të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe të bëjnë hapjen e vendeve të reja të punës.
Edhe kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi është ndarë i kënaqur me ndarjen e këtyre mjeteve nga Trupi Koordinues, kjo është një e mirë që bizneset të rriten dhe të zhvillohen duke bërë që kështu sa do pak të zbusin papunsinë duke hapur vende të reja të punës.
Njëri nga përfituesit e këtyre mjeteve Qenan Ahmedi udhheqës i kompanisë prodhuese "Alu Plast Evropa" nga Presheva është ndarë i kënaqur me ndarjen e këtyre mjeteve ku sipas tij kjo është hera e parë si kompani private që ka përfituar mjete nga Trupi Koordiunes.
Mjetet e ndara nga Trupi Koordinues për këto 8 biznese lokale nga Komuna e Preshevës shuma është gjithsej 17.9 milion dinarë.