Është mbajtur takimi për strategjitë e zhvillimit të komunës së Preshevës (Video)

Takimi është mbajtur me fillim nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal...

Takimi është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal ndërmjet kryetarëve të Bashkësive Lokale, përfaqësuesve të komunës dhe përfaqësuesve nga Qendra për zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Gjatë këtij takimi Dobrila Sudimac Mratinkoviq ka dhënë informacione në lidhje me atë se si duhet të identifikohen nevojat brenda një Bashkësie Lokale, si të kanalizojmë ato probleme në projekte konkrete dhe në të ardhmen t'i implementojnë si në fushën zhvillimit ekonomik, infrastrukturës apo shërbimeve sociale, rtvaldi.com 

Në disa fletëudhëzues që ju dorëzuan kryetarëve të Bashkësive Lokale ata ishin të obliguar që t'i plotësonin me projekte të cilat ata mendojnë se duhet të realizohen.

Dobrila Sudimac Mratinkoviq përfaqësuese nga Agjensioni për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës për RTV Aldi tha se ky Agjension ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me komunën e Preshevës prej vitit 2007,duke implementuar projekte të ndryshme.

Poashtu shtoi që gjatë këtyre viteve komuna e Preshevës ka pasur një përmirësim të dukshëm duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhej vite më parë.

Zonja Mratinkoviq tha që Trupi Koordinues poashtu ka luajtur rol duke ndihmuar në përkthimin e dokumentacioneve në gjuhën shqipe dhe redaktimin e tyre.

Pas përfundimit të këtij takimi propozimet të cilat janë dhënë nga pjesëmarrësit do të vlerësohen për rëndësinë e tyre do të publikohen, do të nxirren në Këshill Komunal më pas do t'i paraqiten Kuvendit dhe gjatë vitit të ardhshëm do të realizohen, rtvaldi.com