Në muajt e fundit të shtatzënisë, Qëndresa sjell foton emocionuese pranë Labit

Prezantuesi i njohur, Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa së shpejti do bëhen prindër...

Bashkëshortja e Labit, Qëndresa është në muajt e fundit të shtatzënisë e cila sapo solli një fotografi në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo ka hedhur një fotografi mjaft të ëmbël në Instagram, teksa pranë saj shfaqet Labi. “E bekuar”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Labi dhe Qëndresa u martuan vitin e kaluar, ku këtë tetor emisioni “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net, ndoqi nga afër festën për përvjetorin e tyre dhe ditëlindjen e Labit.