Qendra Solidariteti dhe Avancimit realizon projektin “Përkrahja dimërore'' (Video)

Qendra Solidariteti dhe Avancimit realizon projektin “Përkrahja dimërore''

Muaji i flamurit këtë vit vjen ndryshe për shumë familje në Luginë të Preshevës. Është Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, ajo që këto ditë të ftohta po ngrohë shumë familje, duke realizuar në teren projektin “Përkrahja dimërore”.

Përmes këtij projekti parashihet të furnizohen mbi 100 familje të Luginës, me nga 4m drunjë. Deri me tani, QSA ka furnizuar 32 familje, në mesin e të cilave gjenden jo më pak se 80 fëmijë. Falë zemërgjerësisë së donatorëve tanë në përgjithësi, vëllezërve dhe motrave tona në diasporë në veçanti, ky dimër do të jetë më i lehtë për shumë familje.

Ky projekt është në realizim e sipër, nevojat në teren janë shumë të mëdha, ndërsa kapacitetet tona janë të kufizuara. Prandaj, falë përkrahjes suaj, të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, këtyre kërkesave të shumta mund t’i dalim përballë.

Duke iu ftuar të mbështesni këtë projekt, njëkohësisht iu falënderojmë në emër të gjithë atyre familjeve përfituese, nënave dhe fëmijëve tanime me zemër të ngrohur.

Vellezer dhe motra, bëmirës të nderuar, FALEMINDERIT!