Ditën e martë, katër kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore dhanë dorëheqje. Kjo për shkak të rritjes së taksës nga Qeveria e Kosovës në 100%. Si arsye ata përmendën edhe tentim-arrestimin e Milan Radojiçiq.
Përkundër se kanë kaluar tre ditë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga kryeministri dhe qeveria.
Ditën e martë, Haradinaj kishte thënë se do të flasë një ditë më vonë për këtë temë. “Jam tash me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.
Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Por, shefi i ekzekutivit as dje, dhe as sot nuk e ka thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e kryetarëve serbë.As nga Qeveria deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjgje, shkruan Insajderi.