Forumi i gruas- i Alternativës për ndryshim organizon seminar në Preshevë

Forumi Gruas- i Alternativës për ndryshim organizoi seminar me temën "Komunikimi prind-fëmijë"...

Forumi Gruas- i Alternativës për ndryshim organizoi seminar me temën "Komunikimi prind-fëmijë". Qëllimi i këtij seminari ishte rritja e informimit dhe ndërgjegjesimit të femrave në lidhje me këtë temë, si dhe inkuadrimi i tyre në çështjet e vendimarrjes.

Ky seminar një ditorë u zhvillua në ambientet e "Enylux" me ligjëruese nga Shqipëria Msc. Matilda Xhili-Islami. Aktiviteti u ndoq nga  një numër i madh i femrave dhe grave nga Komuna e Preshevës, të cilat u shprehën shumë të kënaqura me aktivitetin. Pjesëmarrëset u shprehën se aktivitete të tilla nuk ishin organizuar më parë dhe se këto aktivitete janë më se të nevojshme për femrat shqiptare në Luginë të Preshevës.

"FG"-i Alternatives për ndryshim u shpreh se ky nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar nga ana e tyre, ku do të vazhdojnë të organizojnë  seminare të tilla por me përmbajtje të ndryshme.

Në fund të seminarit ishte organizuar dhe drekë nga ana e Forumit te gruas- të Alternativës për ndryshim.