Presidenti Hashim Thaçi është takuar me senatorin republikan, Marco Rubio me të cilin biseduan për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe çështje të tjera.
Gjithashtu është diskutuar edhe për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB
“Edhe me senatorin republikan, Marco Rubio, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.
“Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”