Lindsey Lohan i ndodh e papritura gjatë pushimeve në Tajlandë

Aktorja e njohur Lindsey Lohan edhe pse është distancuar disi nga kinematografia përsëri përbën interes për publikun.

Aktorja e njohur Lindsey Lohan edhe pse është distancuar disi nga kinematografia përsëri përbën interes për publikun. Teksa në fundvit ajo ka preferuar të pushojë në Tajlandë, duket se jo të gjitha i kanë shkuar vaj aktores. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan se është pickuar nga gjarpri gjatë aventurës së saj.

“U kafshova nga gjarpri një ditë më pas … Ana pozitive e kësaj është se jam në rregull. Urime Viti i Ri dhe Zoti ju bekoftë”, përfundon ajo.