Kësaj bukuroshe ia rrëmbeu zemrën regjisori 55-vjeçar

Quentin Tarantino dhe Daniella Pick janë martuar.

Regjisori i famshëm Quentin Tarantino dhe e fejuara e tij Daniella Pick e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Mediat kanë raportuar se ceremonia e martesës ka qenë tejet private, ndërkohë që nusja dhe dhëndri kanë preferuar të jenë tradicionalë.

Mësohet se së shpejti çifti do të organizojë një mbrëmje të madhe në të cilën do të festojnë dashurinë e tyre në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

Ani pse në moshë, kjo është  martesa e parë për regjisorin e famshëm.

I pyetur se përse nuk është martuar deri sot, përgjigja e Quentin ka qenë se puna monopolizonte gjithë kohën e tij.