Serbët në veri bojkotojnë punën në Gjykatë por jo edhe në Prokurori

Punëtorët serbë në gjykatën e Mitrovicës së Veriut kanë vendosur që sot ta ndërpresin punën në shenjë solidarizimi me qytetarët që kanë

Punëtorët serbë në gjykatën e Mitrovicës së Veriut kanë vendosur që sot ta ndërpresin punën në shenjë solidarizimi me qytetarët që kanë paralajmëruar protestë në veri të Kosovës.

Kryetari i Gjykatës, Nikola Kabashiq po ashtu ka dërguar një letër për krerët e misioneve ndërkombëtare dhe ambasadorëve me ndikim në Kosovë nga të cilët ka kërkuar ta shfrytëzojnë autoritetin e tyre ndaj institucioneve të Prishtinës për të ndryshuar qëndrimin në mënyrë që të normalizohet situata në Kosovë.

E lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, i cili ka thënë se organi i akuzës është duke funksionuar normalisht.

Ai ka po ashtu ka thënë se nuk mund të flas në emër të Gjykatës, por që Prokuroria Themelore është duke punuar siç do dite tjetër.

“Unë nuk mund të flas për Gjykatën, unë jam kryeprokurorë dhe nuk mund të marrë përgjegjësi. Mund të them që Prokuroria Themelore është duke punuar siç do dite tjetër. Në punë janë të gjithë prokurorët edhe serbët edhe shqiptarët”, ka thënë Syla.