Nis protesta e serbëve në veri, kërkojnë heqjen e taksës

Ka nisur protesta e serbëve në Veri të Kosovës, e organizuar nga kryetarët e katër komunave, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Pot

Ka nisur protesta e serbëve në Veri të Kosovës, e organizuar nga kryetarët e katër komunave, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Të njëjtit, sot më herët gjatë ditës zyrtarizuan dorëheqjen.

Kërkesat e serbëve kanë të bëjnë me heqjen e taksës prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave të veriut, një numër i madh i njerëzve i është përgjigjur kësaj proteste, ndërkaq që në sfond po dëgjohet muzikë patriotike serbe.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës nuk është njoftuar për ndonjë incident deri më tani.