Haradinaj: FSK është mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se FSK është institucioni më i besueshëm i vendit.

Në “Ditën e Forcës”, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një konsensus të lartë ndërpartiak.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kosova shënon sot ”Ditën e Forcës” së saj, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend.

Një rëndësi e veçante i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.

Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Sot, Forca jonë feston Ditën e shënuar në këtë vit të veçantë për të, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemve të zgjedhur të atdheut tonë, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes.

Urime “Dita e Forcës” Kosovë!.