Është mbajtur seanca konstituive e KKSH-së janë zgjedhur organet drejtuese dhe ekzekutive (VIDEO)

Është mbajtur seanca konstituive e KKSH-së janë zgjedhur organet drejtuese dhe ekzekutive

Në ambientet e KKSH-së rreth orës 11:15 është mbajtur seanca konstituive e KKSH-së ku të pranishëm ishin këshilltarët e partive të cilat kanë fituar mandate në këtë këshillë, Partia Për Veprim Demkratik, këshilltarët nga Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike, Alternativa Për Ndryshim dhe Lëvizja Për Reforma poashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Shukri Ymeri.

Në seancën konstituive ishin të përcaktuara tre pika të rendit të ditës përzgjedhja e trupës punuese, konfirmimi i mandateve dhe pika e tretë ishte të tjera.

Pas përfundimit të seancës konstituive këshilltari nga radhët e PDSH-së njëherit dhe bartës i listës Enver Mehmeti propozoi zgjedhjen e kryetarit, zv.kryetarit dhe organit ekzekutiv e cila kërkesë u aprovua, dhe këshilltarët ndreprenë punën për një pushim prej 15 minutash me ç'rast edhe këshilltarët jo përbërës të koalicionit braktisën seancën dhe nuk u kthyen më.

Seanca e parë e këshillit kombëtar u mbajt me 8 këshilltar prezent u bë propozimi i kryetarit për Këshill Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafën për e cila kërkesë u aprovua nga të gjithë këshilltarët, më pas seanca vazhdoi me zgjedhjen e zv.kryetarit të KKSH-së z.Enver Mehmeti në pikën e tretë u zgjodh organi ekzekutiv me kryetare Albiona  Ibrahimi-Rexhepi, zv.kryetar Besim Nasufi, dhe antarë Remzije Rexhepi, Enkel Rexhepi, dhe Muhamet Mustafa. rtvaldi

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa dha një deklaratë përpara mediave për marrjen e detyrës së kryetarit dhe bëri të ditur që Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka dërguar një letër dy Qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë duke mbajtur takim të përbashkët për krijimim e fondit të përbashkët për të ndihmuar Luginën e Preshevës.

Kjo ishte seanca e parë e Këshillit Kombëtar Shqiptar e konstituar e cila deri në mandatin e ardhshëm do të lobojë për të drejtat e shqiptarëve në kulturë, informim, gjuhë dhe simbole kombëtare. /rtvaldi.com