Organizata e OVL-UÇPMB-së, njoftim:
Me rastin e ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc fton të gjithë të merrni pjesë në nderim të dëshmorëve duke bër homazhe tek vendi i rënies dhe varrezat e dëshmorëve duke filluar nga Mlini, Brana, Varrezat në Rahovicë, tek varrezat në Preshevë tek Lapidari në qendër sheshi i dëshmorëve në Fshatin Strezoc dhe në Fshatin Bushtran.
Nisja nga zyra e OVL-UÇPMB-së ora; 09:00h e mërkurë me 28 nëntor 2018.
Të nderuar veteran dhe invalid, familjarë dhe ish-bashkëluftëtarë të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të nderuar bashkëkombas, ju bashkudhëtar të rrugës së gjatë të mundimshme dhe të përgjakshme, të sakrificës e vetflijimit për Liri, ndero këto vlera Sublime.
Pjesëmarrja juaj nderon vlerat e luftës dhe gjakun e Dëshmorve.
Preshevë
Nazmi Hajredini-Kryetar
OVL-UÇPMB
26 nëntor 2018