Princi Harry në telash me gjysmë-motrën e gruas

Në llogarinë e saj në Twitter, Samantha ka shkruar se Meghan gjithmonë ka pasur familjen pranë, kurdo që ka pasur nevojë, dhe nënvizuar se martesa...

Në llogarinë e saj në Twitter, Samantha ka shkruar se Meghan gjithmonë ka pasur familjen pranë, kurdo që ka pasur nevojë, dhe nënvizuar se martesa me princin vetëm e ka zgjeruar familjen dhe asgjë më shumë

Samantha Markle, gjysmë-motra e të fejuarës së Princit Harry të Britanisë së Madhe, Meghan Markle, ka goditur princin për komentet e tij në një emision radioje, ku pati deklaruar se familja e tij është ajo e munguara për Meghan.

Në llogarinë e saj në Twitter, Samantha ka shkruar se Meghan gjithmonë ka pasur familjen pranë, kurdo që ka pasur nevojë, dhe nënvizuar se martesa me princin vetëm e ka zgjeruar familjen dhe asgjë më shumë.

“Familja jonë është e kompletuar, me motra, vëlla, halla, dajë, kushërinj dhe raprotet tona janë të shkëlqyeshme, edhe sepse kemi një baba që jep gjithçka. Ajo ka qenë gjithmonë pjesë e familjes. Martesa vetëm e zgjeron familjen”.

Në Radio 4’s Today show, Princi Harry, duke folur për kohën e kaluar me familjen dhe të fejuarën e tij gjatë Krishtlindjeve, pati deklaruar se ata e kanë pranuar aktoren e njohur shumë mirë, duke ia dhënë familjen që kurrë s’e kishte pasur.

“Familja u kënaq me të. Normalisht që ka pasur edhe punë të lidhura me festën, por kemi kaluar shumë mirë, përnjëmend”.

“Ajo është përshtatur shumë mirë, pasi secila familje ka kompleksitetin e saj. Por ajo e ka bërë atë gjë. Dhe mendoj se tash ka afër vetes familjen që s’e kishte kurrë”.