Demonstruesit kanë dalë nëpër rrugë çdo ditë që prej së mërkurës, por ndërkohë, shkruan në Twitter se kërkojnë thellësisht ndjesë për çrregullimet e trafikut.
Në të njëjtin rrjet social, disa nga përdoruesit shprehën përkrahje për protestën, por pati edhe plot të tjerë që nuk e fshehën zemërimin me ngërçin që i sjell kjo nismë qarkullimit në qytet.
Policia duhet të jetë pak më aktive me këta njerëz, shkruan njëri prej tyre. I përkrah protestuesit, thotë një tjetër, por nuk e kanë zgjedhur mirë vendin për organizimin e saj. Aktivistët kanë bllokuar pesë ura mbi lumin Tamiz në qendër të qytetit, përfshirë edhe atë Westminster, të ndodhur pranë parlamentit.