Sveçla: Derisa Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë, Haradinaj mbledh këshillin për ngjitje të reklamave

Sveçla: Derisa Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë, Haradinaj mbledh këshillin për ngjitje të reklamave

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla i është dukur e pavend vendosja e një posteri në një ndërtesë në kryeqytet me mbishkrimin “Sot jam 100% shtet, faleminderit kryeministër”

Ai ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po merret me reklama derisa në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka mbledhur Këshillin për Siguri,.

“Përderisa Vuçiq mobilizon Këshillin e Sigurisë së Serbisë me gjeneralë të ushtrisë në të, kryeministri ynë fikall vet, pa strategji e ide si të vazhdojë, në vend të Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka mbledhur këshillin për ngjitjen e reklamave”, ka shkruar Sveçla në Facebook.