Përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën

Përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën

sh-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë.

Pamjet e publikuara nga mediat serbe e shfaqin Stefanoviq me plagë në kokë.

Gazeta serbe ‘Blic’ shkruan se ai u sulmua nga persona të maskuar.

Udhëheqësi i së majtës serbe ndodhet në spital.

Aktualisht nuk dihet më shumë rreth gjendjes së tij, por nga pamjet duket se ka marrë lëndime serioze.

Për shumë vjet Stefanoviq u përball në Bruksel me shefen e dialogut nga Kosova Edita Tahiri.