Shqiptarët që jetojnë në veri janë kalitur nga sirena që bie në 6 të mëngjesit

Shqiptarët që jetojnë në veri janë kalitur nga sirena që bie në 6 të mëngjesit

Shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës tashmë janë mësuar me situatat irrituese, që në orën 6 të mëngjesit bien një alarm i fuqishëm.

Por nuk është se nuk e kanë dëgjuar edhe më parë. Serbët e veriut e përdorin këtë alarm sa herë që thërrasin tubime apo protesta.

Kohavisioni ka folur edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët, prapa kamerës, kanë mohuar se banorët shqiptarë janë larguar nga vendbanimet e tyre.

Sipas banorëve, alarmi i tillë ndizet sa herë që ka ndonjë zhvillim në këtë pjesë të vendit.

Ndërkaq, protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në sheshin e Mitrovicës së Veriut kundër taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe nuk është mbajtur aty.

Disa protestues, prapa kamerës, kanë thënë se ndihen të mashtruar nga organizatorët e protestës, pasi e njëjta u mbajt vetëm në Rudar të Zveçanit.