Është promovuar libri i historianit Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001″, i cili ka 222 faqe, ku trajtohen 28 tema që paraqesin gjendjen e Kosovës lindore.
‘’Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001″ është promovuar në bibliotekën kombëtare ne Prishtinë ku pjesa më e madhe e të pranishëmëve ishin prej nga vjen dhe autori I librit nga Presheva.
Në këtë promovim të librit morrën fjalën Ardian Emini dhe Nuri Behxheti Recesentë të librit dhe në fund foli dhe autori I librit z.Valon Jashari.
Ardian Emini, recensent i librit, tha se ky libër do të sjellë material të ri për studiuesit, sepse paraqiten fakte të reja të asaj kohe
Recensenti Nuri Behxheti tha se gjatë realizimit të librit ka pasur vështirësi në qasjen e burimeve, sidomos në Bujanoc, pasi tha se autoritetet serbe nuk kanë lejuar të merren në intervista apo t’i dorëzojnë burime të tjera të formave të tjera.
Valon Jashari, autor i librit, ka thënë se libri mund të shfrytëzohet nga historianët dhe të përdoret për të nxjerrë hulumtime të reja mbi këtë çështje.
“Nuk mund të them se kam vu pikë, se kam arritë t’i përmbledhë të gjitha ato ngjarje të rezistencës ushtarake të asaj zone. Në trajtimin e këtij botimi janë shfrytëzu shumë burime, që nga ditarët e luftës, intervista të autorizuara, gjithsesi kam qenë i specifikuar për ato që kanë ndodhur gjatë atyre viteve”.
Historiani Valon Jashani në këtë libër ka paraqitur temat gjendjen e Kosovës lindore prej vitet 1999-2001.