Mustafa në takim me z.Limaj u diskutua përjashtimi i kompanive shqiptare nga taksa 100% (Video)

Ragmi Mustafa ka zhvilluar takim me zv.kryeministrin e rep.Kosovës Fatmir Limaj...

Gjatë ditës së djeshme kyetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa ka zhvilluar një takim me zv.kryeministrin e qeverisë së Kosovës z.Fatmir Limaj ku temë e diskutimit ishte vendosja e taksës prej 100% për produktet serbe të cilat tregtohen në Kosovë.

z.Mustafa e ka cilësuar masën e ndërmarur nga Qeveria e Kosovës si një veprim shumë të guximshëm përballë Republikës së Serbisë dhe një veprim shumë të drejtë megjithatë kjo po prek edhe bizneset  shqiptare në Komunë të Preshevës andaj edhe reagimi jonë ka qenë i mirëpritur nga z.Limaj, e vetmja kompani është ''Fluidi'' e cila aktualisht ka mundësinë të plasoj produktin e saj ''Jaffa'' pasi që është brend ndërkombëtar dhe dje ka dorëzuar dhe dokumentacionin nevojshëm, rtvaldi.com 

z.Mustafa poashtu shtoi se në mbledhjen e parë që ka Qeveria e Kosovës temë e diskutimit do të jetë përjashtimi i kompanive shqiptare siç janë qumështorja ‘’Fontana’’, qumështorja ‘’Doda’’ dhe ''Europlast'' kompani e cila prodhon masa plastike duke qenë se këto kompani treg të tyre e kanë Kosovën.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës para disa javësh ka vendosur fillimisht taksën prej 10% për produktet që vinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ndërsa ditën e mërkurë e ka ndryshuar taksën duke e ngritur në 100% , rtvaldi.com