Arrihet qëllimi i Qeverisë/ Sot asnjë produkt i Serbisë nuk hyri në Kosovë

Dogana e Kosovë sot nuk ka pranuar asnjë maune me mallra të Serbisë as Bosnjës e Hercegovinës.

Kjo është thënë nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adratik Stavileci për lajmi.net.

“Që nga dje pasdite e deri më tani nuk ka pasur asnjë hyrje të kamionëve me produkte  të Serbisë në Doganën e Kosovës”, tha Stavileci.

Të mërkurën Qeverisë së Kosovës rriti në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dogana e Kosovës menjëherë ka filluar zbatimin e këtij vendimi.

Dje, Stavileci i tha lajmi.net, se 20 kamionë me mallra nga Serbia janë kthyer mbrapsht gjatë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“20 kamionë janë kthyer mbrapshtë nga Serbia, për arsye se një pjesë e madhe e tyre, sipas tyre nuk e kanë pasur informatën që taksa është 100 për qind, janë nis do më thënë me taksa tjera. Ndërsa një pjesë janë kthyer sepse nuk e kanë pasur deklaracionin e mallit në rregull”, ka thënë Stavileci.

Stavileci po ashtu ka thënë se fluksi i importit ka renë këto ditë, derisa ka shtuar se vendimi i qeverisë po zbatohet plotësisht.

“Fluksi i importit ka ra këto ditë, ndërsa zbatueshmëria e vendimit është 100 për qind”, ka thënë Stavileci.

Ndërsa shtete që u është vendosur kjo taksë, kanë bërë presion mbi autoritetet e Kosovës, duke kërkuar edhe nga BE dhe vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë, që të largohet kjo masë pasi po u shkakton shumë humbje.