Bashkësia Lokale Stacioni Hekurudhorë ka filluar me realizimin e shumë projekteve (Video)

Bashkësia Lokale Stacioni Hekurudhor ka filluar me realizimin e shumë projekteve

Me udhëheqësin e ri të Bashkësisë lokale të Stacionit Hekurudhor kanë filluar shumë projekte të realizohen në interes të banorëve të kësaj Bashkësie Lokale.

Ne si ekip qëndruam në këtë Bashkësi Lokale e jetuar me banorë me etni shqiptare dhe serbe dhe pamë për së afërmi se çfarë është punuar se cilat janë ato projekte që janë duke u realizuar dhe që priten të realizohen në të ardhmen.

Ne intervistuam z.Egzon Dalipi kryetar i B.L. Stacioni Hekurudhor i cili na foli për projektet që kanë filluar të realizohen me ardhjen e tij si kryetar i kësaj Bashkësie Lokale, si pastrimi i kanalit atmosferik i cili ishte i mbuluar me barnishte ku sipas Dalipit  është kryer pastrimi i njërës pjesë dhe pjesa tjetër pritet të përfundojë.

Me z.Dalipi qëndruam edhe tek parku i kësaj bashkësie lokale i cili tha se është bërë edhe pastrim i këtij parku, dhe vënia e ulëseve ku njërën pjesë e kanë rregulluar serbët dhe pjesën tjetër shqiptarët, kur ështe fjala tek rregullimi ai foli edhe për renovimin e shkollës fillore ''Vuk Karaxhiç'' ku mësojnë nxënësit e nacionalitet serb, ku tha se pritet të bëhet edhe renovimi i shkollës fillore ''Prof. Ibrahim Kelmendi'' paralelja e ndarë në këtë Bashkësi Lokale ku mësojnë nxënësit shqiptarë, ku edhe në këtë shkollë pritet të bëhet renovimi në tërësi.

Në pyetjen se si është bashkëjetesa në mes dy nacionaliteteve në këtë bashkësi zotri Dalipi u shpreh; ''Bashkësia lokale Stacioni Hekurudhor mbetet i përkushtuar që të realizojë projektet të cilat janë në interes të banorëve të kësaj ane''..