Zhvillimet në veri të Kosovës, Vuçiq në takim urgjent me ambasadorin e Rusisë

Pas arrestimeve të fundit në veri të vendit që lidhen me vrasjen e liderit të SDP-së në janar të këtij vit, Oliver Ivanoviq, kanë nisur veprimet edhe

Pas arrestimeve të fundit në veri të vendit që lidhen me vrasjen e liderit të SDP-së në janar të këtij vit, Oliver Ivanoviq,  kanë nisur veprimet edhe nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin, transmeton lajmi.net.

Sipas  Vuçiq kjo është tentativa më serioze për të rrezikuar jetët e serbëve në Kosovë.

Siç tha ai, Serbia më nuk ka arsye të besojë në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

E teksa protesta në veri të vendit ka filluar, mediat e Beogradit bëjnë të ditur se kryeministrja dhe ministrat serbë kanë anuluar të gjitha aktivitetet e tyre.

Ndërkohë, sipas raportimeve, banorët e Leposaviqit kanë bllokuar rrugën që çon në Jarinje.