Në këtë konferencë janë bërë ditura detaje shtesë nga rasti i arrestimet në veri të Kosovës.
Aty u tha se policia me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar tre persona të lidhur me rastin Ivanoviq dhe një person që ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjithashtu policia ka bërë të ditur se nuk kanë gjetur Milan Radojiçiqin, i cili është në arrati e për të kanë lëshuar fletë arrest.
“Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm, janë përdorur mjete dhe metoda të parapara me procedurat dhe ligjet në fuqi, nuk ka pas asnjë zyrtar policor të lënduar, gjithçka ka shkuar sipas planifikimti edhe për kundër rezistencës së hapur në një nga vendet ku ka ndodhë bastisja”, u tha në koferencë nga zyrtarë të policisë.
Sylë Hoxha, prokuror, tha se 40 dëshmitarë janë të dëgjuar kryesisht nga pjesa veriore lidhur me këtë rast. Ndërsa tregoi se më 13 mars ështe filluar me grumbullimi i provave.
“40 dëshmitarë janë të dëgjuar kryesisht nga pjesa veriore lidhur me këtë rast. Policia ka marrë aktvendim për të pandehurit që janë arrestuar për veprën penale vrasje të rëndë, Më datën 06.11 është marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve”, tha prokurori Hoxha.
Ai tha se prokuroria është e pavarur dhe nuk ka mundur të parashikojë vendimet e qeverisë në lidhje me taksën, kur u pyet se pse aksioni vije pikërisht në kohën kur Serbia e Kosova i kanë marrëdhëniet e acaruara për shkak të taksës.