Aksioni i ROSU-së në veri të Mitrovicës, vjen reagimi nga KFOR-i

Vincenzo Grasso ka deklaruar se KFOR-i është i njoftuar se katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës...

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka deklaruar për “Prva TV” se KFOR-i është i njoftuar se katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës, por nuk kanë informacione shtesë se ku ndodhen ata.

Ai ka thënë se tashmë janë duke e monitoruar situatën, dhe gjithçka është e qetë.

“Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Jemi të njoftuar se katër persona janë arrestuar por nuk jam i sigurt se ku ndodhen, jam i bindur se janë në polici dhe se do të dalin para drejtësisë”, u shpreh ai.

“Ne e kemi ditur se bëhet fjalë për operacion policor, por dje nuk kishte prezencë të asnjë force, as planifikim i aksioneve, as ndonjë paralajmërim tjetër. Dje kemi mësuar diçka, por nuk mund t’i zbuloj detajet”, theksoi Grasso.