Serbët sot protestojnë për rritjen e taksës nga Kosova

Serbët nga Mitrovica, Graçanica e Shtërpca sot pasdite kanë paralajmëruar protesta.

Serbët nga Mitrovica, Graçanica e Shtërpca sot pasdite kanë paralajmëruar protesta të qeta për fuqizimin e vendimit të taksës në 100 për qind për mallrat serbe në Kosovë.

Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kanë njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin zhvilluan një takim të enjten.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka deklaruar se: “Për shkak se lutja jonë dhe kërkesa vëllazërore e serbëve nga Kosova është që rezistenca të jetë e qetë dhe jo e dhunshme”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se serbët nga Kosova kanë mbështetjen e plotë të shtetit të Serbisë dhe mirëkuptimin e plotë.