Vuçiq thërret në mbledhje urgjente edhe shefin e ushtrisë dhe policisë

Një sesion i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Serbisë po mbahet për shkak të aksionit të policisë në veri të Mitrovicës për arrestimin e tre të dyshuarv

Një sesion i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Serbisë  po mbahet për shkak të aksionit të policisë në veri të Mitrovicës për arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar takime të jashtëzakonshme këtë mëngjes me krerët e ushtrisë dhe policisë dhe shërbimeve të tjera të sigurisë.

Në takim ishte ministri i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Aleksandar Vulin dhe Milan Mojsiloviq, pastaj ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Vladimir Rebiq, si dhe kreu i BIA-së, Bratislav Gasiq, .

Një sesion i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Serbisë  po mbahet për shkak të aksionit të policisë në veri të Mitrovicës për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqi