Këtë pasdite kryeministri Rama ka vizituar efektivët e policisë që mbetën të plagosur nga protesta para Kuvendit.
Mirëpo, duke qenë se mes të lënduarve ka edhe qytetarë, këta të fundit e kanë pritur me protesta prezencën e Edi Ramës.
Kur kryeministri ishte para portës në hyrje të spitalit të Traumës, është goditur me një këpucë nga qytetari Flori Prododuari, banor i Unazës së Re, Astir.
Fill pas incidentit, forcat policore kanë shoqëruar qytetarin që hodhi këpucën dhe disa protestues të tjerë.
Gjatë protestës së sotme mbetën të plagosur 13 efektivë policorë dhe disa qytetarë.