Duke u lansuar në 10 vjetorin e versionit të smartfonit të parë, Galaxy S10 do të posedojë katër kamera në pjesën e pasme të pajisjes dhe dy në pjesën e përparme, sipas The Wall Street Journal.
Galaxy S10 thuhet gjithashtu se do të shfaqë një ekran 6.7 inç dhe do të vijë me mbështetjen e 5G, edhe pse kjo mund të jetë e disponuashme në Korenë e Jugut dhe ShBA. Data e pritur e lancimit është muaji shkurt i vitit 2019.
Zërat e fundit vijnë vetëm një muaj pasi Samsung zbuloi një smartfon që paraqet një set prej katër lenteve të ndara në anën e pasme të pajisjes.
Samsung po punon me Google për të ofruar mbështetje për sistemin operativ Android në telefon të palosshëm.