Duke qenë se seanca e VII-të e Kuvendit Komunal e datës 26.10.2018 është ndërprerë për shkak mungesës së kuorumit kjo seancë është vazhduar ditën e sotme me fillim nga ora 12:30h. rtvaldi.com
Në seancën e VII të vazhduar të ditës së sotme ishin tre pika të rendit të ditës për tu shqyrtuar në të cilën pika e 8. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi raportin për punën e Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ për vitin 2017/2018 dhe pika e 9. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi miratimin e planit vjetor të Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ për vitin punues 2018/2019 nuk kanë kaluar ndërsa pika e fundit; 10. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi aprovimin e planit detal regulativ të zonës afaristo-prodhuese në pjesën e vendbanimit të fshatit Çukarkë, kaloi me votim të 26 këshilltarëve të cilët votuan pro kësaj pike të rendit të ditës, rtvaldi.com
Kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu në vlerësimin e përgjithshëm të seancës së VII tha që ashtu si edhe herave të tjera kemi pasur debate të forta duke qenë se kemi një opozitë e cila është shumë aktive gjatë zhvillimit të seancës.
Sa i përket pikës së 8 dhe 9 kryetari i kuvendit komunal tha që duke qenë së kishte shumë gjëra në të cilat nuk mund të dakordoheshim andaj nuk janë miratuar këto pika të rendit të ditës.
Sa i përket reagimeve të opozitës z.Salihu ka thënë që në dallim nga herat e tjera unë kam pasur një qasje më rigoroze duke mos lejuar që të flitej jashtë rendit të ditës megjithatë unë nuk komentoj veprimet e opozitës.
Menjëherë pas përfundimit të seancës së VII pas një pauze të shkurtër është mbajtur edhe seanca e VIII-të e Kuvendit Komunal në mungesë të opozitës me 3 pika të rendit të ditës.
Z.Salihu tha që nuk është se kanë qenë të parëndësishme pikaet e rendit të ditës por kishin të bënin më shumë me disa çështje teknike dhe me miratim të 20 këshilltarëve janë miratuar edhe këto pika të rendit të ditës.
Këto ishin seanca e VII-të dhe e VIII-të e Kuvendit Komunal të mbajtura më datë 22.11.2018. rtvaldi.com