Janë hapur dyert e Shtëpisë së Kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ në Preshevë.
Para pakë ditësh janë mbyllur dyert e shtëpisë së kulturës ku në këtë objekt përfshihen, Biblioteka ''Mehmet Jusufi'', "Rtv Presheva", "Zyra për të Rinj" si dhe "Teatri i qytetit" /rtvaldi.com.
Si pasojë e bllombimit të objektit të Shtëpisë së Kultures ishte se inspektoriati kundër zjarrit ka tërhequr vërejten disa herë këtijë institucioni që nga viti 2015, që duhen të pajisen me leje kundër zjarrit dhe vendosjen e pajisjeve kundër zjarrit, mirëpo mospërfillja e kësaj ka çuar në drejtim të mbylljes së këtij objekti.
Fatmirësisht një gjë e tillë nuk zgjati shumë, ku mbyllja e shtëpisë së kulturës është bërë të premtën më datë 16.11.2018 në mesditë, ndërsa dyert e saj janë hapur pas 7 ditësh pra sot më datë 22.11.2018. /rtvaldi.com/