Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi së bashku me stafin e tij teknik ka pritur në takim përfaqësues të organizatës shtetërore nga Gjermania ‘’Giz’’. rtvaldi.com
Organizata shtetërore nga Gjermania ka për qëllim që të ndihmojë komunat në rregullimin e nxemjeve qëndrore ku në këtë rast si mundësi teknike për të ndihmuar në këtë aspekt e ka parë Komunën e Preshevës.
Me përfundimin e takimit i cili është mbajtur në kabinetin e kryetarit z.Arifi së bashku me Rainer Schellhaas përfaqësues i organizatës ‘’Giz’’, dhanë pronocimet e tyre për media.rtvaldi.com
Kryetari Arifi tha se gjatë këtij takimi me z.Schellhas kemi biseduar për efikasitetin e energjisë elektrike për instalimin e nxemjeve qëndrore nëpër institucionet e tona.
Z.Schellhas tha se synimi jonë në përgjithsi është që të ndihmojmë komunat ku në këtë rast duhet të bëhet analizë,studim dhe të shohim një gjë të tillë a mund dhe sa mund të realizohet dhe më pas mund të flasim dhe për implementimin e projektit.
Një investim i tillë në Komunë të Preshevës ndihmon jashtëzakonisht shumë pasi që një investim si ky do të jetë si në dobi të vendit poashtu dhe në dobi të të gjitha institucioneve në Komunë të Preshevës./ rtvaldi.com