Ragmi Mustafa takon zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës z.Fatmir Limaj

Në takim zyrtar me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës zotin Fatmir Limaj, në Prishtinë.

Në takim zyrtar me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës zotin Fatmir Limaj, në Prishtinë.

Temë boshte e takimit: situata politike në Luginë të Preshevës, proçesi i aktiviteteve rreth bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës.

Aktivitete që tani më janë edhe brenda qeverisë, për një bashkim të pamohueshëm të shqiptarëve të Luginës me Kosovë.

Nga ana tjetër, është trajtuar edhe masa e tatimit në shkallën 100% e produkteve serbe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe reflektimi i saj te bizneset shqiptare në Luginë.

Në të ardhmen shumë të afërt, qeveria e Republikës së Kosovës, do të shqyrtoj këtë masë tatitimore për biznest shqiptare nga Lugina. Nga ana e zotit Limaj ka një disponim të konsiderueshëm që e besojmë edhe nga qeveria për të gjet njē zgjidhje për bizneset shqiptare nga Lugina edhe ashtu të diskriminuara nga pushteti serb, duke e lehtësuar përkatësisht shfuqizuar në tërësi masën tatimore doganore.

 Nga ana tjetër, një vendim i qeverisë së Kosovës karshi fqiut të saj Serbisë në lidhje me qarkullimin e mallrave është sa i drejt po aq burrëror e trimëror. Përgzime për vendimin i cili do të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet në mëvete. RM