Kryeministrja e Serbisë ka një kërkesë pas rritjes së taksës nga Kosova

Ana Bërnabiq ka deklaruar se dëshiron që Serbia të mos mendojë për masa të reciprocitetit ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje ...

Ana Bërnabiq ka deklaruar se dëshiron që Serbia të mos mendojë për masa të reciprocitetit ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se dëshiron që Serbia të mos mendojë për masa të reciprocitetit ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind.

“Një gjë që nuk do të dëshiroja tani është që Serbia të mendojë për çfarëdo masa të reciprocitetit, pasi që ne duam të arrijmë bashkëpunim regjional, ne dëshirojmë që të vazhdojë dialogu me Prishtinën rreth normalizimit të raporteve”, deklaroi Bërnabiq për “N1”.

Sipas saj, para çfarëdo vendimi, Serbia do të bisedojë me partnerët e saj.

“Ne fillimisht do të bisedojmë me partnerët tanë ndërkombëtar, Bashkimin evropian në mënyrë që të shohim nëse vërtetë mund të llogarisim në mbështetjen e tyre serioze”, u shpreh ajo.