Edhe Gjuriq e vajton vendimin e Kosovës për taksën 100%,

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se shefi i tij, Vuçiq, ka lajmëruar edhe ambasadat e Kinës e Rusisë për "veprimet agresive të Prishtinës" rreth këtij vendimi.

"E kemi thirrur edhe BE-në, i kemi kërkuar reagim. Nëse nuk reagojnë sot, nuk mund as ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë nesër. Të jeni të sigurt se populli ynë në Kosovë nuk do ta pranojë këtë", tha Gjuriq.

"Ky vendim ka dy qëllime. I pari është që ta poshtërojë Serbinë për të përfituar popullaritet dhe i dyti është që largohen serbët nga Kosova duke ua bërë të vështirë mbijetesën", shtoi ai.

"Askush nuk do të lejohet që të rrezikojë popullin tonë në Kosovë", tha Gjuriq.