Nga përleshjet kanë mbetur të plagosur 6 efektivë të policisë. Mes atyre që janë plagosur lehtë gjatë përleshjeve është edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.
Situata më e rëndë duket të jetë për një prej efektiveve femra. Ajo është dërguar me ambulancë për të marrë mjekimin e nevojshëm, pasi ka dëmtime të rënda në krah.
Njoftimi i Policisë
Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.