Genta shumë shpejt me këngë të re

Lajmin e mirë e bëri të ditur producenti Shkumbin Nebihu – Bini

Lajmin e mirë e bëri të ditur producenti Shkumbin Nebihu – Bini nëpërmjet publikimit të një fotografie me Gentën tek e cila ka treguar se kënga e re është në furrë, shkruan lajmi.net

Kujtojmë se Genta realizoi bashkëpunimin e suksesshëm gjatë verës me Albatrit Muçiçin dhe Nurteel, “Po du me t’pa”, ndërsa si duket kënga e re do të jetë solo por baladë apo ritimike mbetet ta shohim.

33 vjeçarja seksi gjatë vitit që po lëm pas pati sukses edhe me projektin e saj ‘Dy dashni’.

Genta Ismajli ani pse e dëshiruar nga pothuajse të gjithë akoma nuk ka arritur ta gjejë personin e zemrës, të paktën në media nuk ka deklaruar diçka të tillë por prej ndarjes nga Miloti nuk është parë me asnjë mashkull përkrah.