Sot, me fillim nga ora 10:00, pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme lidhur me politikën e jashtme.
Në këtë seancë është vetëm një pikë e rendit të ditës “debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.
Të premten, kjo seancë e thirrur nga opozita për të diskutuar, sipas tyre, dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Kosovës dështoi.
Mungesa e ligjvënësve dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shtyri thirrësin e këtij debati, LDK-në, të tërhiqet.