• E mërkurë / Jul-16 22:51
  • Kontakt

Reagon shefi i UNMIK, Tanin për taksën 100% ndaj produkteve serbe: Mund të ketë implikime

Reagon shefi i UNMIK, Tanin për taksën 100% ndaj produkteve serbe: Mund të ketë implikime

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka reaguar shefi i UNMIK, Zahir Tanin.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se ky vendim mund të ketë ndikim në jetën e qytetarëve të Kosovës si dhe nga ai mund të dalin implikime politike sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, 

“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, e ka marrë me shqetësim vendimin nga Qeveria e Kosovës për të vënë taksë 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në komunikatë.

“Shprehim shqetësim lidhur me ndikimin potencial që mund të ketë te qytetarët e Kosovës si dhe implikimet politike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Thërrasim liderët politikë që të vënë para interesat afatgjate të njerëzve dhe imperativin themelor për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë”.