Agjencia amerikane e lajmeve “Associatied Press” ka shkruar në lidhje me vendimin e 100 për qindëshit që Kosova ka ndërmarrë në lidhje me produktet serbe.
AP thotë se Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 për qind të importit për të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Vendimi i së mërkurës duket të jetë një hap hakmarrës ndaj asaj që zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se ishte “fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës në skenën ndërkombëtare”, transmeton lajmi.net.
Tutje thuhet se një ditë më parë, Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL për shkak të Kësaj pretendohet se ishte fushata nga Serbia.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masa hynë në fuqi menjëherë.
Më parë këtë muaj, Kosova vendosi fillimisht taksë prej 10 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, vende këto të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës në 2008.
Taksa e importit nuk zbatohet për markat ndërkombëtare të prodhuara në të dy vendet fqinje.