• E mërkurë / Jul-16 18:10
  • Kontakt

Vuçiq merr vendim pas rritjes së taksës nga Kosova

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas vendimit nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe në 100 për qind.

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUINT-it.

Ai po ashtu ka ftuar mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, pas zhvillimeve të fundit nga Prishtina, raporton “Tanjug” pas informacioneve nga kabineti i presidentit.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën ndaj mallrave serbe në 100 për qind me arsyetimin e “fushatës agresive të Serbisë kundër Kosovës”.

Vuçiq sot do të zhvillojë takime me ambasadorë të Kinës dhe Rusisë.

Pas tyre ai do të takohet me ambasadorë të Shteteve të QUINT-it dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Kurse, pasdite ai ka ftuar mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale.