Rakiç kërkon ndihmë nga Beogradi pas rritjes së taksës në 100 % për produktet serbe

Kreu u Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind

Kreu u Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet serbe, është një thirrje jozyrtare për luftë.

Sipas tij më këto vendime Prishtina po dëshiron që të dëbojë të gjithë serbët nga Kosova.

“Nëse nuk ndalet kjo çmenduri, populli serb nuk do të ketë mundësi që të jetojë më gjatë në Republikën e Kosovës. Kjo është arsyeja se duhet një reagim i menjëhershëm dhe ndihmë nga Beogradi. Do të gjejmë mënyrë për t’i rezistuar kësaj dhune. Prandaj shpresojmë në përkrahjen e gjithë Serbisë”, ka thënë Rakiç.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thirrur në një mbledhje urgjente ambasadorët e Kinës dhe Rusisë dhe të gjitha shteteve të QUNITIT.

Gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.